Kryefjala Logo

U tha se është në një lidhje, por mos ndoshta mes Kledit dhe Einxhelit po lind diçka…

8 Nëntor, 2021 | 7:52 pm

Flirtime, përqafime dhe masazhe shohim çdo ditë në Big Brother. Madje një masazh relaksues ka marrë sot banorja më e re e shtëpisë, Einxhel Shkira. Në videot e shpërndara nga produksioni në rrjetet sociale, shohim Kledin i cili është duke masazhuar me qejf Einxhelin.

Moderatorja duket se po e shijon pafund këtë masazh, ndërkohë që Kledi dëgjohet herë pas here duke thënë në video “mos pantallonat Kledi”.

Dyshja simpatike kanë patur hera herës “flirte” të vogla duke shprehur të dy dëshirën për t’u bërë prindër, por ky masazhi i sotëm na bën të mendojmë se mos ndoshta mes tyre po lind diçka…
Thashethemet për jetën personale të banorëve të Big Brother janë të shumta, madje thuhet se Kledi është në lidhje dashurie jashtë ndërsa sa i takon Einxhelit ajo e ka shprehur në disa intervista që është “single”.

https://www.instagram.com/p/CWBL43_F5wh/?utm_medium=share_sheet

Të ngjashme