U tha që nuk fliste me familjen, reagojnë familjarët e Luizit

3 javë më parë

Luiz Ejlli po përflitet për lojën dhe situatat në shtëpinë e Big Brother, por së fundmi edhe për jetën private. Në media qarkulluan lajme, ku thuhej se Luizi nuk flet me familjen e tij. Andaj familjarët e këngëtarit kanë bërë një sqarim publik përmes Instagramit zyrtar të Luizit, duke theksuar se çdo gjë është trillim.

Reagimi i plotë:

Duke ju uruar që të jeni mirë, në emër të familjes së Luizit duam të sqarome opinion publik për shpifjet që qarkullojnë në emër të djalit tonë ndërkohë që vazhdon rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip!”

Portalet që shkruajnë sikur Luizi nuk flet me familjen e tij, janë trillime dhe shpifje shumë të ulëta për të perfituar në kurrizin e tij, këto janë lajme të rreme vetëm si e si të bëhet lajm.

U lutemi nëse doni të bani lajm, bëjeni atë në mënyrë të drejtë dhe korrekte, jo duke saju lloj – Iloj gënjeshtre!

Të ngjashme