Kryefjala Logo

U tha që nuk flet me Veshajt, përgjigjet vetë Arbana Osmani

17 Gusht, 2022 | 2:02 pm

Pas lajmit të shtatzënisë së Einxhel Shkirës , moderatorja Arbana Osmani rikujtoi momentet më emocionuese të “Big Brother Vip”. Por në fotot e postuara në Instagram u vu re mungesa e Donald Veshajt.

Në këtë pikë “ndjekësit” e Arbanës i kanë kërkuar llogari sepse në fotot e saj mungonte ish-finalisti që sipas tyre i dha shumë Big Brother Vip me lojën e tij. Por Arbana nuk ka hezituar t’u kthejë përgjigje ndjekësve të saj duke i hedhur poshtë aludimet e tyre.

”Fotot janë rastësore, ato që kisha në këtë celular që kam tani. Po ta vësh re mungojnë shumë konkurrentë të cilët për kontributin dhe emocionet që kanë sjellë në program, i vlerësoj dhe do t’ju jem mirnjohëse gjithmonë. Mos u përpiqni të bëni polemikë aty ku nuk ka”, shkruan Arbana Osmani.

C71A6C68 6BBD 4D76 BC43 B66418A23F95

Të ngjashme