Showbiz
U tall me jetimët,Dea Mishel i rikthehet edhe njëherë temës që irritoi rrjetin
19 Shtator, 2022 | 4:33 pm

U duk si një video humori,por pasojat ishin të mëdha dhe të pamenduara nga Dea Mishel.
Ajo tregoi se menjëherë pasi e postoi,e kuptoi ç’bëri dhe e fshiu por dikush u tregua aq i shkathët sa ta ruante dhe të bënte xhiron e rrjetit.
Ajo u kritikua nga mijëra komentues dhe njerëz të famshëm.
Llogaria e saj e Instagram-it ra ndjeshëm në ndjekës edhe pse ajo kërkoi disa herë falje.
Blogerja ishte e ftuar në “E Diell” dhe ka përfituar nga rasti të kërkojë edhe njëherë ndjesë duke thënë:
“Me vjen shumë keq në qoftë se diçka që kam thënë ka lënduar persona të një kategorie shumë të ndjeshme për të cilët unë vetë jam kujdesur ti ndihmoj sa herë të mundem dhe kam një plan të bëjë diçka edhe më të bukur që uroj që të realizohet.
E kam gojën pak të keqe ndonjëherë por zemrën e kam të mirë ju kërkoj ndjesë ju dua shumë të gjithëve dhe uroj ti japim sa më shumë dashuri njëri tjetrit sepse këtë kam mësuar këto ditë”-tha ajo.