Kryefjala Logo

U tall me fytyrën e saj:Këngëtarja shqiptare ofendon rëndë konkurenten e “BBVK”

22 Dhjetor, 2023 | 9:18 am

Ish-konkurentja e “Big Brother VIP Kosova 2” Ledi Vokshi së fundmi ka reaguar ashpësh rreth ofendimit që i bëri banorja Alba Vukaj.

Në një moment vajza shkodrane iu ka afruar kameres duke thënë që ta dërgojë edhe një herë te ‘Vëllai i Madh’, për t’ia ndryshuar fytyrën.

E acaruar nga ky veprim, përmes një postimi në Instagram ia ka kthyer me të njëjtën monedhë konkurentes.

Ajo shkruan:

““Më kanë ardhur mesazhe qe #albavukaj eshte tallur me fytyren edhe me hunden time. E dashur flm qe mban ne goj. Fytyren time mire keq e ka bo zoti.

Me Hunden time kam pasur probleme dhe e kam bere 2 here operacion edhe akoma kam probleme. Vend qe te merresha me operacione te behesha e bukur vendosa te investoja ne njohurin dhe trurin tim.

Vendosa te investoja ne biznese jo qe te behen e pasur po qe te hapja vende pune per ato qe kan nevoj. Disa investojn ne njohuri disa ne bukuri. Ti zemra vogel ke bere zgjelljne e gabuar te tallesh me njerz.

Te sygjeroja si mentore qe jam kur te dalesh te investosh me shume be veten tende te brendshme sesa te jashme. Rrespekte”

Të ngjashme