Kryefjala Logo

U shpall i dyti,flet Jul Deda:”E kisha parashikuar”

26 Maj, 2024 | 12:01 pm

Julian Deda, u rendit i dytë në edicionin e tretë të Big Brother VIP dhe ka reaguar për herë të parë, duke thënë se Egla e meritonte fitoren. Në një prononcim pas finales mbrëmjen e djeshme, aktori u shpreh se ai fitoi përballë saj pak javë më parë në një televotim së bashku, por diferenca ishte shumë e vogël.

Sipas tij, Egla ka rikuperuar shumë dhe në fund e ka merituar fitoren.
“E kisha parashikuar, e kam thënë edhe aty brenda edhe radhitjen, do dali Meritoni, Heidi, Romeo. Pastaj te podi ishte shumë e vështirë. Ju e dini që një avantazh që kam pasur para 3-4 javësh ku futa veten time me Eglen sepse e dija që ishte e fortë. Avantazhin e fitova, por problemi ishte që unë e fitova me avantazh shume të vogël. Egla ka rikuperuar goxha dhe normalisht e meritonte. Nuk jam mërzitur, nuk kam asnjë pishman, jam shumë i lumtur”, tha Juli për Top Albania Radio.

Të ngjashme