Showbiz
U përfol për ngacmim të miture, reagon Gjiko!
28 Mars, 2022 | 4:03 pm
Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se reperi Gjiko ishte në proçes gjyqësor për ngacmim ndaj një të miture. Ndonse ai kishte ruajtur qetësinë duket se ka ardhur momenti të flasë.
Gjiko ka bërë një postim në Instagram ku shkruan: “Të nderuar familjarë dhe miq, gjatë këtyre ditëve unë dhe familja ime jemi përballur me një të pavërtetë të sajuar. Nuk kam mashtruar e nuk kam premtuar karrierë askujt e as nuk i kam dhënë substanca një të miture. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo është e sajuar.
Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do nxjerrë në pah pastërtinë time. Në fund dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur. Ashtu siç nuk ju kam korrit kurrë nuk kam me ju korrit as në të ardhmen.