U nda nga jeta tetë vite më parë. Land Hysi kujton Dr Florin me këto vargje

2 muaj më parë

Tetë vite më parë,familja,miqtë,të njohurit dhe të gjithë fansat e Dr.Florit do të merrnin lajmin e trishtë se ishte ndarë përgjithmonë nga jeta..

Dr.Flori u largua vërtet,por ajo që la pas është arti i cili nuk ikën kurrë sepse njerëzit që e deshën e mbajnë gjallë duke e kujtuar dhe duke ja dëgjuar këngët të mbetura si hite në arkivat e muzikës shqiptare.

Çdo vit,një nga miqtë e tij më të mirë,Landi Hysi,me të cilin ndau dhe skenën dhe sollën sëbashku këngë legjendare e kujton sot me disa vargje të ndjera si më poshtë:

8 vjet… 8 miliardë… Jeta shkon… Kujtimi yt mbetet.
Për këngën paskam qenë në një mendje me Xhikun.

Jeta shkon

Dr. Flori

Jeta shkon, jeta shkon,
Kështu ka qenë e kështu do të jetë gjithmonë,
Yea yea yea yea hahahahahahaha Jeta shkon!
Dua të them vetëm se: “Jeta shkon!”

Refreni
Dr. Flori

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)

Dr. Flori

Kur marr fletoren e shkruaj për jetën po mendoj,
Sa e çmendur me pasione koha që jetoj,
Me suksese, dhimbje, ndjenja që si peisazh më shfaqen tani
Gjithë bota është për njerëzit çdo njeri ka botën e tij,
Më kalonin para sysh njerëzit që m’u larguan
E fatet tona bashkë nisën e u shkatërruan
Se disa ngelën në vend e disa u harruan,
Disa hipën shumë lart dhe për të kaluarën s’u kujtuan
Jeta prapë më shfaqet në çdo çast në çdo hapa
Qëndrova për një çast, e ktheva kokën mbrapa
Pashë njerëz në udhëkryq që kalonin në rrugën time
Më sillnin si lajmëtarë mua brenga dhe gëzime
Qeshja, qaja, u mërzisja, u gëzoja, për një çast humbisja pastaj sërish jetoja
Prapë në këtë rrugë që s’e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon

Refreni
Dr. Flori

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi ma largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)

Xhiku

Në këtë jetë e ndiejmë veten si pika uji në det,
Se ku do të na çojë rryma nuk e dimë as vetë
Se deri këtu ku jam, kam parë shumë fytyra
Që marrin shume ngjyra, të pastra e të ndyra
Të heshtur, ziliqarë, ekspresivë e te marrë
Që më dhanë të shkruaj për këtë risk të paparë
Të flas pak për jetën në oqeanin ku ne jemi
S’na ndihmon as fati se tersin me vete e kemi
Është konfuzion, e di, ka shume drama,
Duhet të ndryshojmë duke filluar nga Tirana
Duhet njëherë e mirë, t’a lemë këtë botë të vjetër,
Si ne në West Side të krijojmë një jetë tjetër
Me te tjera vizione e të tjera ide,
Mbi gërmadhat e së vjetrës, të ndërtojmë një botë të re
Të ecim në rrugën që s’e di ku po më çon
Çdo hap është fitore e me hapat jeta shkon

Refreni
Dr. Flori

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi ma largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)

Landi

E mbaj mend si tani kur nëna në shkollë më çoi
Dhe më tha me lotë në sy: “Jeta për ty filloi!”
I dedikoj gjithçka asaj se shumë herë unë u rrëzova,
U ngrita prapë vazhdova drejt rrugës time shkova
Shumë thika prapa shpine, e shumë buzëqeshje hipokrite,
Është çmimi i së vërtetës është kosto e kësaj jete
Që nis nga lagjja ime e sot është në këtë kengë,
Në ndonjë copëz do jetë shkruar në tjeter vend
Lagjja ime, jeta ime, rruga ime, që fëmijë me suksese e dështime,
Është e bukur e veshtirë e vërtetë
Kur më ngre, më zhgënjen më hedh e më pret
Por gjithmonë një mësim më mëson, e gjithë jeta është një leksion
Që vazhdon, që vazhdon, që vazhdon zërat më thonë: “Jeta shkon!”

Refreni
Dr. Flori

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi ma largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon.

Të ngjashme