Kryefjala Logo

U nda nga i dashuri 20 vjet më i ri, Adriana Matoshi: “Ai donte familje, unë s’doja fëmijë tjetër”

4 Qershor, 2022 | 1:27 pm

Deputetja Adriana Matoshi dhe partneri  i saj, Keith Owen Groeneveld kanë qenë një nga çiftet më të përfolura, për shkak të diferencës se moshës që ata kishin me njeri-tjetrin.

E ftuar në një intervistë në “ATV” Adriana Matoshi tha se Keith ndryshe nga ajo, kërkonte të krijonte familje dhe të kishte fëmijë.

“Është e vërtetë që unë me Keith nuk jemi më. Nuk jemi ndarë duke u përlarë, nuk jemi ndarë duke u sharë, nuk jemi ndarë duke urryer. Thjesht jemi ndarë se e kemi parë të arsyeshme që të mos jemi më bashkë”, ka thënë Adriana.

“Mund të them shlirë nëse unë kisha menduar vetëm për veten time unë isha akoma bashkë, kam menduar për më larg. Nuk kam thënë që do të zgjasë tërë jetën. Nuk kam qenë e gatshme, Keith ka dashur shumë të krijoj familje. Nuk kam dashur edhe një fëmijë tjetër. Ai ka qenë shumë më i ri në moshë. Ai duhet të fokusohet në punë, në karrierë e në fund edhe në familje”, u shpreh Adriana.

Të ngjashme