Kryefjala Logo

U kap ne dhome me nje biznesmen nga veriu. Gjykata i rikthen lirine Hermes Nikajt

2 Gusht, 2021 | 2:06 pm

Kohe me pare Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si Zogu i Tiranes u arrestua pasi u kap per ushtrim prostitucioni. Ai u ndalua ne nje dhome hoteli ne Tirane se bashku me nje vajze dhe nje biznesmen.

Pak dite më parë arriti të fitonte lirinë pas një procesi të gjatë gjyqësor.

Gjykata vendosi të shfuqizojë masën e arrestit në shtëpi për Nikajn dhe të urdhërojë lirimin e tij, duke e mbyllur përfundimisht çështjen që nisi në fund të vitit 2019, kur ai u ndalua në një dhomë hoteli me mikun e tij, një sipërmarrës nga Kurbini.

Dhe tani gjë gjithçka ka mbaruar, Hermesi ka thene:

 

“I çliruar! I çliruar nga drejtësia dhe nga ndërgjegjja. Kisha kohë që prisja të dilte në dritë e vërteta ime. Gjëja e parë që bëra përqafova nënën time, ajo ka vuajtur bashkë me mua”, tha ai për “Panaroma Plus”.

“Muaj ferri do të thosha. Një njeri aq social sa unë, aq energjik dhe alegro e kishte shumë të vështirë t’u përshtatej kushteve të reja. Ndieja që më zihej fryma ndonjëherë! Kam pasur probleme me stresin, ankthin, frymëmarrjen, doja të zgjohesha nga ajo ëndërr e keqe. Mësova që jeta të përplas me gjithçka. Njeriu përjeton gjëra që as nuk i ka imagjinuar, por mbi të gjitha mësova që i drejti zhytet, por nuk mbytet”, shtoi ai.

Të ngjashme