Kryefjala Logo

U desh të luante Kombëtarja që këto dy artiste të bashkoheshin (pas shumë vitesh)…

21 Nëntor, 2023 | 9:32 am

Shqipëria ka luajtur mbrëmë me ishujt Faroe dhe në stadium është vënë re prania e shumë personazheve publike. Dy prej tyre ishin edhe Samanta Karavella dhe Xhensila Myrtezaj.

“Dy binjaket” e showbizit, të cilat kanë qenë produkt i “Etheve të së premtes” kishim shumë vite pa i parë sëbashku. Ndoshta hera e fundit e tyre në një event ka qenë në dasmën e Besit dhe Xhensilës.

Por dy miket kanë qenë të shpërndara edhe për shkak të largimit të Samantës në USA apo edhe për shkak të axhendave të tyre koncertore. Samanta në këtë moment është duke punuar për albumin e saj të ri muzikor ku pse jo mund të sillte një duet me Xhensilën, ndërsa kjo e fundit është duke ju përkushtuar totalisht familjes pasi vetëm pak javë më parë solli në jetë djalin e saj, Amen.

IMG 9494 IMG 9493

Të ngjashme