Kryefjala Logo

U desh të binte tërmeti që Lindi & Venera të krijonin “A e din”…

5 Tetor, 2022 | 9:42 pm

Venera Lumani dhe Lind Islami janë një nga çiftet më të dashura të showbizit. Ata në datën 11 tetor do të realizojnë koncertin e tyre të parë recital “Me zemër” dhe për të folur rreth tij kanë qënë sot të ftuar në programin “Ditë pas dite”.
Ata thanë se në koncert do të këndonin këngët e tyre më hit por Venere zbuloi edhe një surprizë duke treguar se ajo do të sillte një projekt të ri solo për atë natë.
Por ju e dini që një nga këngët më të bukura të çiftit është “A e din” dhe Venera e cila është tekstshkruese e e këngëve të tyre tha se ajo këngë është krijuar në periudhën e tërmetit.

”U desh të binte tërmeti parë që të tronditeshim mirë dhe që unë të krijoja atë këngë. Të them të drejtën e kam përjetuar keq periudhën e tërmetit”, u shpreh Venera.

Të ngjashme