Showbiz
U desh kjo kamera e fshehtë që Kiara Tito të pranonte ndërhyrjet estetike që ka kryer
8 Qershor, 2022 | 10:25 am
Kur vjen puna tek ndërhyrjet estetike personazhet publikë shqiptarë nuk para e kanë shumë qejf si temë, pasi nuk pranojnë kurrë që kanë bërë rregullime në portretin apo trupin e tyre. Janë të paktë ata që i pranojnë ndërhyrjet e tyre, por kjo është një temë tjetër që do ta trajtojmë gjerë e gjatë.
Moderatorja, Kiara Tito e cila ka mbyllur edicionin e dytë të “Style Star” është bërë pjesë e një kamere të fshehtë që ja kanë realizuar miqtë e saj të ngushtë në bashkëpunim me stafin e “Piranjave”.
Me thënë të drejtën ne të Kryefjalës na interesoi më shumë një detaj që kapëm, ku moderatorja flet për fillera. Dhe po e ka fjalën për fillerin që ka vënë në buzë duke i bërë ato të duken më të plota.
Ja ku keni edhe në këtë foto shumë të dukshëm ndryshimin.