Kryefjala Logo

U desh ditëlindja e Eneda Tarifës që këngëtarja shqiptare të na tregonte se është e dashuruar

31 Mars, 2022 | 11:14 pm

Eneda Tarifa feston sot ditëlindjen me miqtë më të afërt të zemrës së saj. Eneda ka mbushur plot 40 vjeç dhe sipas saj kanë qenë vite të bukura, të vështira, me punë, me bashkëpunime, me ç’bashkëpunime siç është vetë jeta. Këngëtarja e hitit “Me veten” ka falenderuar të pranishmit nëpërmjet një fjalimi duke u shprehur se nuk e kishte në plan të festonte, por ishin miqtë e saj që e kishin bindur.

Nuk doja të festoja por tani kam tre festa.
Me kë?! pyet këngëtarja Era Rusi. Me familjen do vish kam dhe një kushëri beqar, thotë Eneda.
Po ti ku e di që unë jam beqare, ja kthen Era dhe gjithë të ftuarit shpërthejnë në duartrokitje dhe brohorima për Erën.”
Nga kjo video e publikuar në Instagramin e gazetarit Eraldo Rexho mësuam edhe këtë lajm për Erën. Urime Era dhe të ardhshim së shpejti në dasëm!

4A239750 D548 4336 967F FEA49A4F5F65

Të ngjashme