Showbiz
Tuna s’lë fjalë pa i thënë Patrisit, shkon deri aty sa e quan…
3 javë më parë


Patrisi dhe Tuna duket se i kanë ndarë sërish rrugët e jetës. Këngëtarja ka bërë reagime të forta e të drejtpërsëdrejta ndaj ish partnerit të saj. Mesa duket Tuna këtë periudhë po e kalon në spital me fëmijët e saj dhe Patrisi nuk është aty për fëmijët e tij.
”Baba që bën hiking teksa fëmijët e tij janë të shtruar në spital”, thuhet në postim madje shoqëruar edhe me një emoji jo fort të këndshëm.
Kjo nuk është hera e parë që Tuna bën postime të tilla për Patrisin. Kohë më parë pati vepruar thuajse njëjsoj dhe nuk kaloi shumë kohë kur së bashku me të dy djemtë, ish çifti u panë duke bërë pushime të përbashkëta në Dubai.
Ehhh i ka dashuria këto!