Showbiz
Tuna drejt Amerikes per te lindur femijen e dyte, Patrisi nen shoqerine e nje vajze te re
24 Janar, 2021 | 1:57 pm
Pas raportimeve për ndarje nga Patrisi, këngëtarja Tuna është zhvendosur në Amerikë, bashkë me djalin e saj Tianin. Emisioni ‘SHOWTIME’ nga burime të afërta me artisten ka marrë vesh se këngëtarja nga Shkupi është përsëri shtatëzanë.
Nga i njëjti burim raportohet se Tuna shkoi në Amerikë pikërisht për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe vëmendja në Kosovë dhe që ta bëj atje lindjen e fëmijës.
Gjinia nuk dihet akoma, megjithatë Tuna pritjen e ëmbël po e shijon në kontinentin tjetër, derisa në Kosovë vazhdon të përflitet e komentohet ndarja e saj nga Patris Berisha, që njëherit është edhe martesa e dytë e shkatërruar e këngëtares së njohur.
Ndërkohë që në rrjet po qarkullon lajmi për një ndarje të mundshme mes tyre, Patrisi ka postuar një foto ku shfaqet në shoqërinë e një vajze tjetër.
Se dimë raportin e tyre, por kjo foto tërhoqi vëmendjen e fansave.