Kryefjala Logo

Tuna ben dedikimin prekes pas ndarjes nga jeta te ish vjehrres!

10 Janar, 2021 | 11:07 am

Ditën e djeshme Robert dhe Patris Berisha humbën nënën e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e dhanë vetë dy artistët përmes postimeve në rrjete sociale.
“Pusho e qetë mami jem, per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti përkrah një fotografie, në të cilën shfaqej me të ëmën.

Ndërsa Patrisi shkroi në “Facebook”: “Mami jem ma e mira… Ma ki kpute shpirtin… Të pushoftë shpirti i qetë”.
Pas këtij lajmi reagoi edhe Nora, që shkroi disa fjalë shumë të ndjera për ish-vjehrrën e saj. Ajo publikoi në Instagram një foto në të cilën nëna e Patrisit dhe Robertit ka pozuar me vogëlushen, Renee.
“Ke qenë gjithmonë shoqja ime. Të kam dasht dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë në paqe. Teuta”, shkroi Nora, duke e shoqëruar me emojin e një pëllumbi të bardhë.

Ndërkohë në lidhje me këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe Tuna, ish-partnerja e Patrisit. Pavarësisht se së fundmi ajo ka pasur probleme me partnerin e saj, nuk është menduar dy herë që të shkruajë disa fjalë zemre për ish-vjehrrën e ndjerë. Në fakt Tuna i ka habitur të gjithë duke publikuar një foto të Patrisit, nënës së tij dhe djalit të saj të vogël, Tianit. Megjithatë këngëtarja nuk e ka përmendur fare Patrisin, por është shprehur se do të kujdeset që t’ja mbajë Tianit sa më të freskëta kujtimet për gjyshen e tij.
“Sot ndjehem e pikëlluar… Tian humbi nënën që e deshi aq shumë… Do të kujdesem t’ia mbaj Tianit të freskëta kujtimet për gjyshen e tij. Përjetësisht në zemrat tona”, ka shkruar Tuna.

2B3832D1 F24C 4890 A17E F2736AFC1F1C

iconstyle

Të ngjashme