Kryefjala Logo

Trixa e Donaldi hidh e prit (në distancë)

5 Gusht, 2022 | 11:22 am

Donald Veshaj na ka zbuluar një varg nga kënga e tij më e re ku shkruan: “Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë…”.Por fansave të vëmendshëm të këngëtares duket qartazi që nuk u shpëtojnë detajet.

Sipas tyre Trixa në këngën e saj “Faj” i dedikoi Donaldit shprehjen “Sy në sy pa fjalë po më kupton” andaj ata shpërthyen në komente duke e akuzuar aktorin se për këtë frazë është frymëzuar nga teksti i këngës së këngëtares së tyre të preferuar.

Por nëpërmjet një statusi në Twitter duket se dhe Beatrix e pohon shqetësimin e fansave pasi shkruan: “Do pak sultjash/hashure se është recetë origjinale të paktën”.  Tani jemi në pritje të një reagimi nga Donaldi pasi dihet që në situata të tilla ai e ka me patjetër një batutë.

9E38EC20 EE34 438E 81FF DDC24582312F

Të ngjashme