Top-Channel “fut” thikën në plagën e Bora Zemanit…

3 muaj më parë

Spoti i famshëm i Top-Channel (i cili nuk gjendet më zyrtarisht) duket se ka hapur plagë të vjetra e ka rikthyer shumë kujtime tek konkurrentët e Big Brother dhe jo vetëm.

Pak më herët ishte Fifi ajo që reagoi shumë ashpër lidhur me momentin që kishin përzgjedhur për të, por mesa duket Topi nuk po kursen as punonjësit e tij.

Në spot shohim se ata kanë përfshirë edhe puthjen e parë dhe pasionante që ndodhi në Big Brother Vip mes Donaldit dhe Trixës. Një fragment ky që nuk e bën aspak të lumtur moderatoren Bora Zemani, edhe pse kjo e fundit po e rijeton romancën e dashurisë me Donald Veshjan.

Të ngjashme