Showbiz
Top Channel bullizon sërish Fifin. Këngëtarja mesazh televizionit dhe Lori Hoxhës…
26 Tetor, 2022 | 9:24 pm
Top-Channel ka postuar pak minuta më parë spotin paralajmërues se “Big Brother Vip 2” do të nisë së shpejti në këtë televizion.
Në spotin (që tashmë nuk ekziston më pasi është fshirë nga rrjetet sociale) ishin përzgjedhur disa nga ndodhitë më të bukura dhe pikante dhe një prej tyre ishte dhe momenti kur Fifit i ra të fikët.
Mesa duket ky fragment si ka pëlqyer aspak këngëtares e cila ka shpërthyer kundër Topit dhe pronares, Lori Hoxha.
Këngëtarja ka kërkuar që asaj ti nxirrnin momente të tjera brenda shtëpisë, si përshembull fragmentin kur ajo krijoi këngën “Diell” apo plot e plot momente të bukura. Fifi tha se Top Channel po i shkatërronte jo vetëm imazhin por edhe jetën.