Showbiz
“Too hot to handle” në Top Channel. Emrat e konkurentëve të mundshëm parashikojnë dështimin.
11 Qershor, 2022 | 12:12 pm

Too Hot to Handle është një shfaqje televizive reality show e prodhuar nga Fremantle dhe e transmetuar në Netflix. Spektakli përqëndrohet mbi një grup prej dhjetë beqarësh të cilët dërgohen në një vend pushim,zakonisht plazh për katër javë për të gjetur dashurinë dhe për të fituar 100,000 dollarë (në versionet ndërkombëtare në këtë shqiptar ende nuk dihet shuma në dispozicion).
Rikthehemi tek To Hot To Handle, dymbëdhjetë orë pasi janë rehatuar në resortin buzë detit konkurentët informohen nga një asistente virtuale, në versionin origjinal quhet Lana, se nuk mund të bëjnë marrëdhënie intime, puthje apo masturbim.
Nëse e bëjnë këtë, shuma e çmimeve zvogëlohet.
Përshembull puthja mund të zbresë deri në 3,000 dollarë nga totali i çmimeve, marrëdhëniet orale deri në 6,000 dollarë, dhe marrëdhëniet e plota mund të zbresin deri në 20,000 dollarë.
Deri këtu gjithçka duket spektakolare dhe mendon si do të ishte në Shqipëri?
Top Channel ka marrë përsiper ta organizojë këtë reality show duke ja lënë në dorë organizimin Olsa Muhametit që vjen nga deshtimi i “Për’puthen ” emisioni që do imitonte “Uomini e donne” të Maria De Filippit prej 20 vitesh në ekran por që në Top Channel dha shpirt pas tre edicionesh dhe u shndërrua në spektaklin e parë në një ekran kombëtar që zbriti nën nivelet e Kafazit të Artë (te News 24).
Pa përmendur që nga ky spektakël nuk doli asnjë çift real por vetëm “çifte” të orkestruara mjerueshëm nga redaksia e emisionit dhe që u ndanë pak javë pasi dilnin nga emisioni.
Nëse Top Channel do të ishte bankë e njerëzve që njollosën këtë ekran kaq rëndë nuk do ti jepnin më besueshmeri, por ndoshta është projekt bamirësie e drejtuesve të këtij televizioni për një shans të dytë.
Basti i drejtuesve është i fortë madje po ti referohemi emrave të parë që janë përfolur si konkurentë aty, do të thonim i rrezikshëm.
Lista provizore e konkurentëve të përfolur si të tillë na risjell në vëmendje personazhe si Atdhe Xharravina, Fatjon Kuqari, Erjola Doçi apo Efi Dhedhes.
Të gjithë këta të ricikluar nga Për’puthen apo rubrika emisionesh brenda Top Channel.
Vjehrrën do tentojnë ta shesin për nuse por do ta kenë të vështirë në një kohë kur konsumi i personazheve të tillë meteorë është fatal.
Të shtrydhur një herë nga formati që i dha famë a do mundin ata që të sjellin diçka që nuk e kemi parë prej tyre në ekran?
Mjeshtër të “shtirjes” për famë a do mundet ata të aktrojnë besueshëm nën mësimet e mundshme të produksionit? Nëse To Hot To Handle Albania do të bazojë suksesin tek përpjekjet e publikut për ta nxjerrë produksionin zbuluar apo për të kapur shenja se konkurentët aktrojnë apo se disa prej tyre do të favorizohen më shumë se të tjerët siç ndodhi me BB VIP, vetëm kështu mund të ketë një shpresë.
Populli i Instagramit dhe Tik Tokut nuk mashtrohet lehtë.
Megjithatë si gjithmonë urojmë të jemi gabim edhe pse ky urim s’po na zë kurrë .