Tina Turner thyen një tjetër rekord (pas vdekjes)

6 ditë më parë

Tina Turner ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 83 vjeçare e megjithatë vijon të thyejë rekorde. “What’s Love Got To Do With It” kjo këngë e publikuar në vitin 1984 ka arritur vendin e parë në tabelën e iTunes në SHBA.

Ndërkohë disa nga këngët e artistes kanë arritur majat ku tetë nga dhjetë këngët më të mira në top-listë i atribuohen asaj.

Këngëtarja, e cila u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare ka gjithashtu tre albumet, “All The Best: The Hits”, “Simply The Best” dhe “Private Dancer”, që kryesojnë listën e albumeve të iTunes.

Videot muzikore te “What’s Love Got To Do With It”, si dhe “Private Dancer” dhe “We Don’t Need Another Hero”, janë bërë gjithashtu tre videoklipet më të njohura në platformë.

Ja pse artistët nuk vdesin kurrë!

Të ngjashme