Kryefjala Logo

TikTok Mat! Bora Zemani ruan videon e Donaldin dhe Trixës

26 Gusht, 2022 | 11:49 am

Edhe pse tashmë kanë kaluar rreth 6 muaj nga ndarja e Donaldit e Trixës e në të njëjtën kohë nga rikthimi me Bora Zemanin, duket se këtë të fundit nuk e lë “krimbi”. Me ndryshimet e reja të Tik Tok është zbuluar se personat që vendosin videot e të tjerëve në “favorite” do të dalin me emra, por mesa duket Bora nuk e ka ditur këtë gjë.

Një faqe fansash ka postuar një video të Donaldit dhe Trixës brenda në Big Brother teksa janë duke u përqafuar! Bora e ka vendosur në “favorite”, prisni pak! Bora vërtetë? Po po, ajo e gjitha nga profili i saj zyrtar. Por çështja është: i ka pëlqyer video, do e përdor për kunjë ndaj Donaldit apo e ka bërë pa dashje?

Ah, moj Bora sa punë i ke hapur vetes. Ndonse duket sikur çdo gjë vazhdon në normalitet, rrjetet sociale tani më mund të ngatërrojnë çdo gjë.

Të ngjashme