“Thyhet” Redon Makashi: Mund t’i kthehem festivalit

2 javë më parë

Pas vitesh deklarata se nuk do të marrë më pjesë në festivale, këngëtari Redon Makashi u shpreh në emisionin “Një Gotë Rose”, në MCN, se do të merrte pjesë sërish vetëm nëse do të bashkëpunonte me kantautoren Rozana Radi.

I pyetur se përse nuk ka marrë më pjesë në festivale, Makashi u shpreh se ka qenë i lënduar nga pjesëmarrja në to dhe e vetmja arsye që ai do t’i rikthehej festivalit do të ishte një bashkëpunim me kantautoren Rozana Radi.
“Më tundon të marrë pjesë. Madje po të bëjë një ftesë publike që nëse bashkëpunojmë për ndonjë tekst bashkë.”, u shpreh Makashi në “Një Gotë Rose”.

Të ngjashme