Kryefjala Logo

Thumba mes çiftit Noizy-Loredana dhe Tayna-Mozzik…

18 Qershor, 2022 | 11:13 am

Dy projektet më të komentuara të momentit janë “Heart Attack” e Noizyt dhe Loredanës si dhe “Pare” e Butrintit, Taynës dhe Mozzik. Të gjithë artistët janë emra të njohur ndaj dhe synojnë të jenë të parët në klikime dhe pëlqyeshmëri.

I pari që filloi luftën ishte Noizy duke thënë se, “Mos harroni diçka..shohim se kush është trending vendin e parë. Trending nuk blihet”.

Reperi ka publikuar më pas edhe profilin e Denis Avdiu (partnerit të modeles Dorina Gegici) ku shkruan se: “Ky është kingu që shpëton këngëtarët me klikime nga Pluto dhe Jupiter”.

Por të menjëhershëm kanë qenë edhe reagimet e Taynës dhe Mozzik. “Ça dreqin keni?”- shkruan Tayna, në foton eqë e shoqëron me një ’emoji’ ironik. Të njëjtën foto me Taynën ka publikuar edhe Mozzik.

07ECB902 65F3 407A A9E2 DA6AA6FC31BC

 

Të ngjashme