Kryefjala Logo

Televotim i papritur! Cili do të jetë ishullori që do rikthehet në “Love Island Albania”?

4 muaj më parë

Mbrëmjen e sotme është hapur një televotim i papritur në “Love Island Albania”, i cili është mundësia e vetme për një rikthim të ishullorëve që janë eleminuar.

Në faqen zyrtare lajmërohet se ky televotim do të zgjatë vetëm 24 orë dhe më i votuari nga publiku do të ketë mundësinë e rikthimit. Por cili do të jetë ai/ajo?

Ishullori më i votuar do të zbulohet mbrëmjen e së dielës në Live show-n, nën drejtimin e Luana Vjollcës në Tv Klan. Në vilën e dashurisë pritet të trazohen sërish ujrat. Sidomos nëse kthehet ndonjë nga ishullorët që ka lënë histori përgjysëm.

Të ngjashme