Kryefjala Logo

Zbulohet banori i dytë i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ja kush është personazhi

12 Shtator, 2021 | 11:26 am

Ndërkohë që “Big Brother VIP Albania” pritet të hapë siparin, produksioni ka publikuar zyrtarisht tashmë një prej personazheve VIP që do të jetë konkurent. Fillimisht u konfirmua për Sheila Haxhirajn, këngëtares së cilës në instagramin zyrtar të BBVA, u publikuan vetëm këmbët e saj.

Sipas disa burimeve të Panorama Plus, mësohet se konkurenti i dytë që pritet të zyrtarizohet nga produksioni është një prej komedianëve binjak nga Vlora. Bëhet fjalë për Romeo Veshajn, I cili mesa duket ka lënë angazhimet e tij televizive për të startuar një tjetër angazhim aventureskt.

Sipas këtyre burimeve, Romeo është parë teksa lëviz “lartë e poshtë” nëpët ambientet e Top Channel. Fituesi i këtij edicioni sipas kontratës së “Vëllait të Madh”, del nga spektakli me 100 mijë euro “në xhep”

640 0 5d87824d56bb8

Të ngjashme