Kryefjala Logo

Plas mes djemve në Për’puthen, Edi ofendon keq për pamjen e jashtme Jurgenin: “Shif si je ti, kush të do ty…”

30 Shtator, 2021 | 7:16 pm

Takimi i Adës me Jurgenin këtë javë në Për’puthen ka nxehur situatën mes këtij të fundit dhe Eduardit i cili në debat e sipër ka ashpërsuar tonet duke ofenduar për pamjen e jashtme Jurgenin.
Djemtë më pasë kanë bërë “ping-pong” ofendimesh derisa debati u përqëndrua tek kërkesa për një takim të dytë të Edit me Adën.

“Cfarë fizike ka ky, ti je sa këmba e Adës kush të do ty o vlla vec më kallzo shif si je ti. A ke qef me të dhënë proteina” ka thënë Edi. Jurgeni iu kthye “Rëndësi ka të pëlqej un veten por ti je një injorant dhe e ke trrurin sa kokrra e grurit”.

-“Më mirë injorant sesa një burrë si tel”- ka kthyer përsëri përgjigje Edi. Më pas debate është anashkaluar duke vijuar me tema të tjera, Ada doli në mbrojtje të Jurgenit duke thënë se Edit i duket vetja i bukur. Në gjuhën e sociologjisë ky sulm quhet “Body shaming” , do të shohim nëse Edi do të kërkojë falje apo do të merren masa nga produksioni.

Të ngjashme