Kryefjala Logo

Nano – Berisha, debati që theu rekordin e audiencës në televizionet shqiptare, ja cfarë ndodhi në 31 janar 2002

8 Shtator, 2021 | 12:47 pm

Debati midis Fatos Nanos dhe Sali Berishës është një ndër debatet më të ndjekur në historinë e televizionit shqiptar. Ka qenë nata e 31 Janarit 2002, kur në studion e Opinion të të përhershmit Blendi Fevziu, ikën dritat.

Ky moment në fakt shënon një prej kryefjalëve të asaj kohe, kur Tirana e gjithë Shqipëria dridheshin nga zhurmat e gjenratorëve dhe shtëpiat mbanin aromë qiriri. Mbahet mend fraza që tha ish-kryeministri Fatos Nano pas ikjes së dritave : “Ne socialistët bëhmë jetë nate”.

Duke shfrytëzuar këtë situatë, Fatos Nano, kishte thënë: Ne socialistët bëjmë jetë nate, por jo në studio. Shikueshmëria ishte maksimale si kurrë më parë, me audiencë nga Kosova, Maqedonai, Mali I Zi. Ishte e para dhe e fundit herë që liderët kryesor politik të shtetit shqiptar përballeshin “dhëmbë për dhëmbë” në një studio televizive. Shtrëngimi i duarve në mbarim të emisonit u duk i pabesueshëm në sytë e qytetarëve duke marrë parasysh sesa kundër dhe sesa të polarizuar ishin marrëdhëniet atëherë.

 

 

Të ngjashme