Kryefjala Logo

Aktorja e njohur e humorit i bashkohet Klanifornisë në këtë sezon të ri

8 Shtator, 2021 | 2:15 pm

Një ndër aktoret më të përfolura të humorit do të bëhet pjesë e Klanifornisë këtë sezon të ri. Sipas një njoftimi nga Turjan Hysko, bëhet fjalë për Rudina Dembacajn e cila edhe pse tashmë e angazhuar në bizneset e saj, është rikthyer në profilin që u bë e njohur

Fillimisht Dembacaj ka debutar në skenën e Portokallisë, më pas në Al Pazar dhe vitet e fundit si moderatore e emisioneve të ndryshme në Ora Neës. Gjithashtu së fundëmi ajo ka hapur një restorant të ri .

Martesa e saj me Mark Frrokun e ka vendosur në qendër të vëmendjes aktoren shqiptare teksa disa kohë më parë u aluda se ishte shtatëzënë, fakt që e mohoj pas një intervite në “Ftesë në 5”.

Të ngjashme