Kryefjala Logo

“Jam dhe içik tifoz , luaj dhe çik lloto” – Ja 4 debatet më të ashpra tek “Shihemi në Gjyq” (Video përmbledhëse)

5 Shtator, 2021 | 2:18 pm

“Shihemi në Gjyq” është një ndër rubrikat që solli një hyrje të re në botën e televizionit. Si një format i suksesshëm ndër vite kudo nëpër botë, prej 8 vitesh po korr sukses dhe në Shqipëri.

Në trajtimin e temave kryesisht me cështje prone, broxhesh dhe konfliktesh familjare, ky emision ka prodhuar mesazhe sociale, të qeshura por dhe pamje të pakëndshme teksa debatet shkonin dhe në përplasje fizike.

Kryefjala.com ka përmbledhur 4 debatet më të ashpra të këtyre viteve.
Në debatin e parë konflikti për pronën midis dy fqinjëve degjeneron në sharje dhe ofendime teksa një prej tyre pështyn në surrat personin tjetër. Stafi parandalon dhunën fizike .

Në debatin e dytë, dy vëllezër pas një konflikti për para të marra borxh, heqin rripat e pantallonave dhe nisin të qëllojnë njëri tjetrin

Në debatin e tretë, djali i mohon Eni Cobanit që ka marrë para borxh nga mamaja e tij, teksa kjo e fundit ngrihet nga vendi duke u bërtitur të birit. Pas pak sekondash ajo bie pa ndjenja dhe transmetimi shkon në reklama.

Debati i katërt dhe i fundit është dhe më i famshmi për rrjetet sociale. Bëhet fjalë për 50 milion lekë të marra borxh nga një zotëri I cili nuk i kishte kthyer borxhdhënësit. Pas shumë minutash emision del dhe e vërteta se ku ka shkuar shuma e parave duke irrituar personin që Ia kishte dhënë, I cili ngrihet dhe tenton të godasë borxhliun.

 

Të ngjashme