Showbiz
Telenovela Getinjo-Vivi s’ka fund…
2 muaj më parë


Marrëdhënia e tyre është me ulje ngritje të vazhdueshme. Herë i kemi parë të dashuruar e duke postuar në rrjete sociale dedikime për njëri-tjetrin, e herë as nuk ndiqen e fshijnë të gjitha fotot, siç ka ndodhur së fundmi mes reperit Getinjo dhe të dashurës së tij, Vivien. Nëse i hedh një sy profileve të tyre në Instagram shumica e fotove që kishin së bashku janë zhdukur por nuk e ndjekin më njëri-tjetrin edhe në rrjete sociale. Nuk e dimë nëse ndarja e tyre është këtë herë definitive, por që për momentin s’janë më bashkë kjo gjë është e dukshme.