Kryefjala Logo

“Të papunët” e këtij sezoni…

24 Shtator, 2022 | 11:44 am

Ka nisur puna për sezonin e ri televiziv. Shumë programe kanë filluar (të vjetër e të rinj), dhe shumë të tjerë janë mbyllur duke lenë pa punë disa nga figurat e njohura të ekranit.

Besi dhe Sarah

Nuk do t’i shohim në ekran dyshen e njohur. Në programin “Goca dhe Gra”, Sarah tha se “nëse këtë vit s’do bëhet Kosherja unë s’do jem në ekran”. Ndërsa nga Besi nuk kemi ende asnjë reagim. Nuk ka ende një përgjigje zyrtare por zëra brenda aktorëve qarkullojnë se ai spektakël nuk do të bëhet.

74CB24F7 5A6A 4AD3 BDE2 6C5EC910C861 89CA349D EA2C 4D24 8988 0746FFFA3186

 

Evi Reçi 

Këtë sezon nuk do të shohim në ekran as Evi Reçin. Programi i pasdites në Vizion nuk dihet ende nëse do të ketë një vijimësi. Por Evi po vijon me projektet e saj muzikore dhe me historinë e saj shumë të përfolur të dashurisë me Kledi Hysa.

0F7C0012 E3CF 4768 9E69 54F86DC87927

 

 

Elita Rudi

Ka vite që thotë se do rikthehet në ekran po ende nuk e ka gjetur një program që të jetë i përshtatshëm për të. Kështu që edhe 2022 duket se nuk do ta rikthejë në ekran Elitën, por në YouTube me vlogjet e saj.

697BE17F 3B4E 408D A065 7C3DDB46BF6C

 

Klea Huta 

Ekranit do t’i mungojë këtë sezon dhe Klea Huta, madje ajo nuk do të jetë as pjesë e serialit “Hot” të Ermal Mamaqit.
B525D9C0 14C0 4324 A82B 5EF81B829420

Dojna Mema

Këtë sezon nuk do të shohim në ekran edhe moderatoren Dojna Mema. Dojna solli në jetë djalin e saj Nolan Sol dhe mesa duket ka vendosur ti përkushtohet mëmësisë. Megjithatë herë pas here edhe Dojnën e shohim në platforma sociale si në Instagram ashtu edhe në YouTube.

537CC722 BB4D 437C 9EEB A836F8D049D5

Të ngjashme