Showbiz
Te gjithe po presin koncertin e Zhakut dhe Christian ne Tirane. Me ne fund nje show jashte te zakonshmes
2 vite më parë


Artistja e njohur Inida Kreuz e njohur si ‘Zhaku’ me emrin e artit do japë një koncert bashkë me bashkëshortin e saj, artistin gjerman Christian Kreuz.
Koncerti do zhvillohet te reja në Tiranë në datën 24 qershor. Siç shkruhet në njoftimin në Facebook, koncerti do përmbajë këngët e krijuara ndër vite nga ‘Zhaku’ dhe bashkëshorti i saj gjerman, Christian Kreuz.
Tematike do përfshijë gjithçka që ka ndodhur ndër vite si njohjen, flirtimet, dashurinë, dramat e ndarjes, ribashkimin e angazhimin për një botë më të mirë.
“Njohja, flirtimet, dashuria, dramat e ndarjes, ribashkimi dhe angazhimi për një botë më të mirë. Gjithçka përmes këngësh të krijuara në vite nga Inida dhe Christian Kreuz. Nga “I´ve got that feeling“tek ‘Censura’.” – shkruan Kreuz në Facebook.