Showbiz
Të gjitha vajzat që i ngjajnë Elvana Gjatës…
1 Korrik, 2022 | 9:25 pm
Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj më të re “Gajde”, më saktë ka qenë e ftuar në këngën e Dhurata Dorës por si gjithnjë merr goxha vëmendje prania e saj. Prej vitesh këngëtarja e njohur shqiptare ka frymëzuar me stilin, pamjen dhe muzikën e saj jo vetëm njerëzit por edhe kolege të sajat. Madje shumë nga këngëtaret shqiptare kanë tashmë edhe shumë ngjashmëri në pamje me të.
Besa Kokëdhima mikesha e saj e ngushtë duket si motra e saj binjake kohët e fundit.
Jonida Vokshi
Moderatoren e njohur e kanë cilësuar gjithnjë si motrën binjake të Elvana Gjatës. Të dyja kanë qenë mikesha që në fakultet dhe vazhdojnë të jenë ende edhe sot e kësaj dite.
Xhensila & Samanta
Të dyja këngëtaret janë cilësuar gjithnjë si derivatet e Elvanës. Ato i ngjajnë jo vetëm stilin muzikor por edhe në pamjen e jashtme
Diona Fona
Një tjetër “Elvana Junior” është cilësuar edhe këngëtarja, Diona Fona.
Soni Malaj
Në InstaStoryn e saj të fundit Soni Malaj duket gjithashtu si Elvana.
Sellma
Madje ngjashmëri të madhe me yllin e popit shqiptar ka edhe grimierja e saj personale, Sellma.