Kryefjala Logo

Të famshëm në “kurriz” të partnerit

20 Mars, 2022 | 9:10 am

Në trajtim të shkrimit nuk do të jemi kaq të “hidhur” sa në titull porrrr duam t’u tregojmë se si disa personazhe të cilët komentohen në showbiz, janë bërë të famshëm falë partnerëve të tyre. Le t’i marrim me radhë.

Sara Hoxha

Është blogere, bizneswoman, mami me kohë të plotë, por sigurisht që për të arritur deri këtu e ndihmoi fakti që është partnerja e Ledri Vulës. Të gjithë ishin kuriozë për vajzën që zgjodhi të kalonte jetën reperi më i famshëm dhe i komentuar shqiptar dhe sot Sara është një nga vajzat më të komentuara dhe ndjekura në rrjetet sociale.

9F66534B 38B7 425C 832C 9F94EFC25204

Egli Tako

Egli është partnerja e aktorit, Olsi Bylylku. Edhe ajo u bë e njohur falë Olsit dhe menjëherë pas kësaj periudhe punoi paralelisht edhe me planet e saj në muzikë, ku kw realizuar deri tani dy projekte muzikore.

6D27801F 7175 4F75 896B 1E4B8A9B46F0

Keith Groeneveld

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi zbuloi lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Futbollisti Groeneveld është 19 vjet më i ri dhe i përket një tjetër etniciteti.Por asgjë nuk i ka ndalur të dy nga të shijuarit e romancës së tyre dhe ndarjet e dedikimeve të bukura në rrjete sociale. Pra ekzistencën e këtij djali e mësuam falë Adrianës.

5E106029 E3F3 4305 B351 A9C89934E46F

Adis Patushi

Këngëtarja Filloreta Raçi (Fifi) dhe Adis Patushi, janë çifti më i ri i showbizzit. Dyshja kanë nisur një romancë dashurie të cilën nuk kanë e kanë mbajtur të fshehta nga publiku dhe fansat e tyre.Ata e konfirmuan lidhjen e tyre në një koncert të këngëtares ku dhe shkëmbyen puthje. Adisi më herët ka qenë në një raport dashurie edhe me modelen Adrola Dushi (me të cilën ka një djalë) por asokohe nuk preferonte të ishte në qendër të vëmendjes, ndërkohë që tani duket se po e shijon vëmendjen mediatike që po merr.

5614AA2C 7298 4620 9FB8 6C942D512DC8 2E2D70A8 B75A 4690 A4F9 52B982BCB46C
Ariana Fejzullahu

Edhe bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, u bë e famshme krah mbiemrit të bashkëshortit të saj. Sot ajo është një nga gratë më të ndjekura në rrjetet sociale sa i takon stilit të saj.

F89F4A70 854A 4524 AFAF 51401A1A87B2

Edhe Georgina u bë e famshme falë Christiano Ronaldos. Uu harrova kjo nuk është shqiptare, kështu që s’ja vlen të merremi me botën 🤷🏻‍♀️

Të ngjashme