Kryefjala Logo

Të dashura VIP dhe precedentë penalë, zbulohen sekretet e banorëve të Big Brother!

1 muaj më parë

Big Brother” ka nisur të shtunën e kaluar dhe menjëherë ka marrë vëmendjen e publikut. 18 konkurrentë u bënë pjesë e garës natën e parë, ku iu bashkëngjitën edhe 6 të tjerë mbrëmjen e së martës. Ndonëse vetëm në ditët e para, menjëherë kanë nisur të krijohen miqësitë e para, apo edhe armiqësitë. Lufta për vëmendje është natyrisht edhe kryefjala e këtij formati, ku gjithçka bëhet për hir të asaj që quhet lojë.

Por si çdo vit, shumë interes kanë edhe historitë që personazhet sjellin brenda këtij formati. Javë pas jave, publiku njihet me detaje nga jeta e tyre, që ndonëse personazhe të famshëm më herët nuk i dinim. Ajo që duam të theksojmë që në krye të herës është fakti se këtë vit, historitë e personazheve që janë pjesë e lojës, do t’ju lënë pa fjalë. Drama, tragjedi, sekrete dhe dashuri janë vetëm disa nga ato çfarë pritet që publiku të njohë javët e ardhshme.

E36B9079 D472 4145 AA80 C2740B5AEC61
EE7B72C0 5974 487F 91FA 096E31592D4D

Megjithatë, ka shumë prej tyre që disa pjesë të errëta nuk do të preferonin ti zbulonin. Për shembull, lidhjet e dashurisë që kanë shkuar keq. Shumë prej banorëve në lojë kanë deklaruar se janë single, duke qenë kështu të hapur për njohje të reja. Por atë çfarë nuk kanë thënë, të pakten ende, janë disa nga historitë e tyre të dashurisë, që jo gjithmonë i kemi ditur.

Ajo që ka spikatur ditët e fundit ka qenë kimia e Sarës me Romeon. Dy të rinjtë duket se kanë një raport shumë të mirë së bashku dhe si ashtu zbuluan të dy, shkak është bërë bashkëpunimi i para disa viteve. E në fakt, në vitet ku Sara punonte me Romeon dhe Donaldin, të shumtë janë ata që flasin për një flirt mes tyre. Ndonëse nuk dinë asgjë rreth faktit nëse kanë pasur apo jo një lidhje dashurie, me bindje shprehen se në fakt, si Romeo dhe Sara edhe në atë kohë kishin një komunikim të shkëlqyer dhe se kalonin kohë cilësore së bashku.  Deri më tani në lojë, dy të rinjtë e kanë pranuar njohjen dhe vlerësimin për njëri-tjetrin, por pa folur për një raport më shumë se kaq.

BC3C8D18 755E 4229 9C45 667C05B08D38

Ndonëse në hije brenda lojës së “Big Brother”, Gabriel Mezini, vite më parë ishte në qendër të vëmendjes për shkak të historive romantike. Konkretisht, futbollisti në atë kohë njihej si i dashuri i Klea Hutës. Dyshja u pa së bashku për disa muaj me rradhë, duke u shndërruar shpejt në një çift të dashur. Megjithatë, kohë më pas, ndarja e tyre mbeti tërësisht pas dhe asnjëherë më nuk u fol për këtë histori.

7DFB87A1 7893 4DC2 98A1 C923917E0C35

Por, një situatë më të komplikuar ka pasur Meritoni, i cili ka një konflikt të hapur me nënën e djalit të tij. Ashtu si edhe vetë moderatori e ka thënë, ai është bërë baba i një djali rreth 8 vite më parë, por me ish-partneren nuk ka raporte dhe aq të mira.

 

“Ajo nuk është tani gruaja ime. Egesta është mami i djalit tem. Djali jem është gjaku jem dhe për kurgjo në botë nuk e lejoj të ma largojë djalin. As me reagime të tilla, veprime të ulëta si një femër, sepse unë jam baba i djalit”, ka thënë Meritoni pak kohë më parë, pasi konflikti i tyre u bë publik.

Ndërkohë, edhe ish- partnerja e Meritonit, Egesta, ka reaguar në “InstaStory” dhe i është drejtuar me akuza të rënda.

“Pas së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’ e përdori këtë term pasi që, Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij ‘live’. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale ku për t’ia ngritur imazhin vetes së tij. Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Andaj kam vendosur të ndahem nga ai, e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”, ka shkruar ajo.

27ABF696 85C6 47B8 B9C9 61C6DDF842F7

Jo pak probleme me ish-partneren ka pasur edhe Klodian Duro. Gjykata e Tiranës dënoi me 4 muaj burg ish-lojtarin e Kombëtares, Klodian Duro rreth 4 vite më parë. Ish-futbollist u dënua për përndjekje ndaj ish-bashkëshortes, ndërsa u denoncua nga kjo e fundit pasi tentoi të hynte me forcë në shtëpinë e saj. Më herët, ai ndodhej në arrest shtëpie, gjë që duket se e shpëton edhe nga dënimi në burg. Duro ishte divorcuar me partneren përpara disa kohësh, për shkak të mosmarrëveshjeve, ndërsa ajo kishte marrë urdhër-mbrojtjeje.

Por, probleme me drejtësinë nuk ka pasur vetëm Duro. Sakaq, e kemi ende të freskët, çështjen e hapur për dhunë ndaj Romeos dhe Donaldit. Vëllezërit Veshaj janë dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim. Ndërkohë që në shtëpinë e “Big Brother” është edhe një vajzë që ka precedent penal. Megjithatë, duke qenë se loja është vetëm në fillim, do të duhet të presim nëse historia do të zbulohet vetë nga protagonistja, apo mediat do ta publikojnë. Ndërkohë, në javët në vijim, pritet të zbulohen histori të forta familjare, ku për herë të parë, disa konkurrentë të kësaj loje, do të zbulojnë raportet e vështira me familjarët.

 

Burimi; Panorama Plus

Të ngjashme