Showbiz
Tayna pa frymëzim:Kopjon këngën e huaj në projektin e saj të fundit
30 Korrik, 2022 | 11:36 am

Këngëtarja Tayna u rikthye tani në verë me një sërë projektesh të reja dhe bashkëpunime me artistë të ndryshëm të estradës.
Ca kunja me Melindën këtu,ca me Dafinën andej,reperja vazhdon në rrugëtimin e saj duke pretenduar gjithmonë se është më e mira.
Nuk janë bërë ende dy ditë nga projekti i saj i fundit me Lumi B dhe interneti që ia kalon edhe spiunazhit Rus,zbuloi se kënga është marrë diku tjetër.
Pjesa që këndon Tyana është pothuajse identik me atë të artistit të huaj.
Si i thonë këta artistës,flow dhe tekst,të dyja copy paste.
E kuptojmë urgjencën tuaj për hite,por gjella me krip e kripa me karar oj çik.
Nuk ka asgjë të keqe të frymëzohesh,por ta marësh bruto dhe ta bësh tënden tregon mungesë serioziteti në punë dhe ofendim për fansat dhe dëgjuesit që ju ndjekin.
Tayna nuk është e vetmja,shumë artistë e bëjnë dhe thonë se tektet i shkruajnë vetë,por edhe ai që kopjon në provim vetë i shkruan,ama i merr gati nga dikush tjetër ndaj nuk mund të thotë se është më i miri i klasës..
Ndiqni videon e shpërndarë në TikTok