Kryefjala Logo

Tayna hajdute këngësh, reperi britanik degjeneron reperen shqiptare…

20 Tetor, 2022 | 11:14 am

Eh sa bukur është të vjedhësh punën e tjetrit dhe ta shesësh atë si tënden. Tayna dhe menaxhmenti i saj duket se do të kenë probleme me reperin britaniko-xhamajkian StyloG. Këngëtari i njohur ka postuar në profilin e tij në Instagram një video të tij të realizuar dy vjet më parë  (Bam, Bam) dhe një video të reperes shqiptare Tayna (Valle).

Kjo e fundit citon të njëjtat fjalë si StyloG madje edhe muzika duket shumë e ngjashme. Madje reperi shkon deri aty sa shkruan se këngëtarja i detyrohet 100 mijë dollarë për këtë vjedhje që ka bërë.

Ehh jetojmë në epokën e internetit ku asgjë s’kalon pa u marrë vesh!!!

 

Të ngjashme