Showbiz
Tatuazhi për ish të dashurën e Luizit, ka qenë fiks për vajzën e Jozefina Topallit
6 muaj më parë


Luiz Ejlli bëri për të dashurën e tij, moderatoren Kiara Tito një tatuazh pak ditë më parë.
Mirëpo si duket shumë pak e kemi ditur se ky veprim nga këngëtari është bërë vite më parë për ish-partneren e tij, Megi Topalli, vajza e Jozefina Topallit. Afterparty.al ka zbuluar se bëhet fjalë për tatuazhin në dorën e tij me emrin e ish-partneres. Madje pak javë më parë brenda shtëpisë së famshme ai u shpreh se e ka tatuazh në dorë për ish-partneren e tij dhe nuk është penduar aspak.
“Një tatuazh në gishtin e tij nuk mund të mos ngacmojë vëmendjen. Në pamje të parë duket si një unazë fejese edhe pse nuk feks e verdha e floririt. Katër shkronja kapitale… lejojnë të lexosh MEGI.”, kështu nis intervista ku shtatë vite më parë Luizi ka deklaruar për “Psikologji” edhe arsyen se pse vendosi që emrin e partneres së tij asokohe.
“Isha i vendosur që të bëja diçka që do ngelej përjetë. Ajo e meritonte që ta bëja, por fillimisht nuk dija se çfarë. Dhurata i kam bërë nga më të ndryshmet, por si të gjitha dhuratat, ose mbarohen ose vjetërohen ose prishen. Ideja e tatuazhit më erdhi kur pashë një dokumentar mbi tatuazhet më të bukur në botë.”, është shprehur këngëtari Ejlli dikur.