Kryefjala Logo

Tatuazhi i ri i Trixës e ka një kuptim (por jo atë që mendoni ju)

28 Mars, 2022 | 7:48 pm

Beatrix Ramosaj është një nga vajzat më të përfolura të momentit në showbiz-in shqiptar. Historia e dashurisë dhe ndarja e menjëhershme me Donaldin i ka venë në “shenjestër” të fansave por edhe mediave rozë. Së fundmi Trixa ka vendosur të bëjë tatuazhin e radhës ( Mos i beso askujt) dhe të gjithë e kanë konsideruar këtë veprim si një mesazh drejruar Donaldit.

Por vetëm pak minuta më parë këngëtarja ka postuar një foto në Instagram ku ka treguar se frymëzimin për këtë tatuazh e ka marrë nga artistja e saj e preferuar, Lana Del Ray (madje nga Lana është frymëzuar edhe për klipin e saj “Dancing with the devil”, po kjo është tjetër temë).

F98798B8 6A06 4CC8 9522 462CBFEBDC0480DDFC6E 7DF4 4E2E A9F7 54662678ABCB
A jeni më të qetë tani që e morët vesh të vërtetën?!

Të ngjashme