Kryefjala Logo

Tani që ne nisim punën… Këngëtarët nisin pushimet (me disa përjashtime)…

31 Gusht, 2023 | 11:25 am

Sezoni veror mbaroi (zyrtarisht sot është dita e fundit e verës). Është e vërtetë që ka nga ata që nisin pushime edhe në shtator por kryesisht muaji i parë i vjeshtës njihet si muaj pune. Kur në verë të gjithë kemi pushuar artistët shqiptarë kanë punuar dhe argëtuar të gjithë publikun. Kjo verë duket se ka qenë angazhuese kryesisht për artistë si Elvana Gjata (edhe pse bëri të parin dhe të vetmin koncert në stadium), Yll Limani (me dy tre koncerte cdo ditë e natë), Dafina Zeqiri ( e cila zëre se bëri një album pasi publikoi plot 9 këngë fringo të reja), Ledri Vula (me album të ri e shumë koncerte), Capital T (me koncert recital dhe dje publikoi një këngë të re), Noizy ( me hite e përsëri koncert recital në shesh), etj.
Por çfarë do të ndodhë me ta tani që vera mbaroi?!. Po ti hedhësh një sy postimeve të tyre në Instagram por edhe infove tona, një pjesë e mirë e tyre kanë nisur pushimet, një pjesë po punojnë akoma (Elvana do fillojë xhirimet e filmit “Dy gisht mjaltë”), ndërsa një pjesë ka zgjedhur të largohet fare nga rrjetet sociale…

81A48023 3BAE 47DD B681 E413407F046E 75DCE7FE 5698 4769 87C6 DB5CCA44EF7D 8FE3AB9B A3F8 4444 81C1 D54C5AD90101 A4401CEA 5E93 4CAE A114 E8504312497D IMG 6313 IMG 6316

Të ngjashme