Showbiz
Tani është radha e Ledianit të thotë dy fjalë për lidhjen me Elhaidën
1 muaj më parë


Romanca e dashurisë mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt e lindur në skenën e “Dancing with the Stars” është kritikuar jo pak nga publiku.
Mbrëmjen e sotme në “Talk Show”-n e “DWTS”, para finales, balerini dhe këngëtarja u shprehën kështu për lidhjen e tyre: “Nëse nis diçka e re, është e logjikshme që diçka ‘më e vjetër’, ka përfunduar dhe kjo s’ka nevojë për shpjegim.”
Në këtë drejtim balerini i njohur, tha se, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase. Edhe kur është dhënë videoja, kemi menduar të ndajmë një copëz dhe pjesën tjetër ta mbajmë për vete. Kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe kaq!”
Nga ana tjetër Elhaida u duk sikur përsëriti edhe njëherë ato që kishte shkruar në reagimin e saj të djeshëm duke thënë se ata nuk kanë thyer asnjë kod moral dhe se janë shumë të lumtur.