Showbiz
Tan Brama: Ilir Shaqiri është thjesht interesaxhi!
13 Qershor, 2022 | 5:06 pm

Koreografi Tan Brama u bë pjesë e Big Brother VIP ndaj ka folur për herë të parë për raportet me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Unë si person jam kur të shoh me sy më bie mendja për ty por për disa as nuk më bie mendja fare, e dinë vetë ata për kë e kam. Me disa flas, më japin like por me disa të tjerë që prisja më shumë nuk kam më asnjë komunikim. Unë u futa vetëm dhe dola vetëm’ tha Tani në një intervistë që ka dhënë së fundmi.
Ndërsa përsa i përket fituesit të BB VIP, Ilir Shaqirit, ai shprehu rezerva.“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen”, ka përfunduar Tani.