Showbiz
Surprizën e Alketës të hënën ua themi ne të shtunën. Ja emrat e rinj të “Dance with Me”
8 Tetor, 2022 | 10:20 am
Në fakt, në fakt njëra nuk është aspak surprizë apo risi sepse e kemi parë të kërcejë në “Dancing with the Stars” vite më parë. Bëhet fjalë për këngëtaren nga Maqedonia, Adelina Tahiri e cila qëlloi në edicionin e gabuar, në atë me Elvana Gjatën. Ku nuk shkëlqeu as në kërcim, as nuk ra në sy për ndonjë batutë të veçantë.
Madje madje kryetari i jurisë (asokohe por edhe sot) Ilir Shaqiri e eleminoi në fillimet e programit. Por të shohim se si do të performojë në “Dance with Me”.
Kryefjala.com ka mësuar dhe emrin e dytë të konkurrentit të ri të spektaklit të kërcimit. Ai është Meridian Ramçaj ish konkurent i Big Brother Vip dhe jo vetëm.
Pa na jepni pak përshypjet tuaja se jemi shumë kuriozë?!!….