Showbiz
Suksesi i radhës i Anxhela Peristerit
20 Gusht, 2022 | 6:19 pm

Kostandinos Argiros këngëtari i njohur grek do të jetë sot në Korçë. Koncertin e tij do ta çelë këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri. Edhe Anxhela është e lidhur me muzikën greke, pasi ka jetuar prej vitesh në Greqi dhe ka kënduar edhe në ambiente muzikore në Greqi.
Kostandinos Argiros është me origjinë nga Lefkada, dhe punën e tij të parë si këngëtarë e nisi në një klub nate në Selanik. Në vitin 2008 ai nisi bashkëpunimin me Sony Bmg ku realizoi edhe albumin e tij të parë.
Ndërsa këngën e famshme “Athina Mou” e ka realizuar në vitin 2020 dhe është një nga këngët më të pëlqyera greke në mbarë botën.