Kryefjala Logo

Stresi tregon si do ta shpenzojë çmimin e madh dhe nuk harron dy fjalë edhe për Luizin

20 Mars, 2023 | 9:20 am

Reperi Arkimed Lushaj aka Stresi u shpall të premten e kaluar fituesi i Big Brother Vip Kosova 1 dhe mori me vete një eksperiencë unike plus 160.000euro.

Stresi ka folur në live me ndjekësit e tij dhe sigurisht kureshtja ka qënë se çfarë do të bëjë me një shumë aq të madhe.

“”Unë këtë Big Brother ia dedikoj vetëm nënës sime.
Të gjithë shumën ia dedikoj nënës sime.
Ajo del në pension këtë vit edhe çfarë ka hequr ajo me mua, si më ka rritur me halle, kam kaluar shumë me të, jam rritur tani dhe çdo gjë i dedikohet Shpresës sime.”tha reperi.

E ndërsa u ndal edhe tek Luizi,Stresi nuk i kurseu lëvdatat ndaj tij ku tha:””Por, gjithë që jeni këtu.
I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë.

Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin.

Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”.

Të ngjashme