Stresi poston bisedën me nënën, me mall shkruan “pak ditë na ndajnë të përqafoj”

2 vite më parë

Që prej dhjetorit të vitit 2020, Arkimed Lushaj ose i njohur me emrin e skenës “Stresi”, ndodhet jashtë Shqipërisë . Ai ndodhet në Angli pasi u shpall në kërkim për protestat e dhunshme të dhjetorit kundër vrasjes së Klodian Rashës. Megjithatë këngëtari ka mbetur aktiv me kënëgët e reja të publikuara.

Në një instastory, Stresi ka publikuar një bisedë të nënës së tij me të teksa shprehin mallin për njëri tjetrin. Në bisedë shihet mamaja e Arkimedit teksa dërgon fotografi të vjetra të reperit kur ka qenë I vogël teksa shpreht se sa mir do ishte të ishte dhe njëherë kaq i vogël.

“Të ishe dhe njëherë kaq. Sa i mirë. E kujtojë krejt atë kohë” ka shkruar mamaja e Stresit.

Stresi I ka kthyer përgjigje duke thënë se ai është akoma i vogël dhe se pak ditë e ndajnë nga përqafimi me të. Stresi ka uruar të gjithë nënat ,” Zoti i bekoftë nanat tona”

Të ngjashme