Stresi për një moment vendos të dorëzohet, por do ta kemi përsëri në Big Brother

2 javë më parë

Stresi ka folur pas situatës së krijuar, ku kërkoi që të largohet nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova. Ai tha se i ishin mbledhur shumë gjëra prandaj dhe për një moment mendoi të dilte prej saj.

“Nuk është natyra ime që t’i bie shkelm derës që të hapet. Kam 1 muaj këtu brenda, kam bërë gabime më kanë bërë gabime”, ka thënë Stresi në prani të miqve të tij të Big Brother.

Ai këto kohë ka patur debate me Vivien, të cilat duket se nuk kanë qenë aspak me tonalitete të ulta.

 

Të ngjashme