Stresi lëshon deklaratën e radhës: Flor Mumajesi është në depresion!

1 muaj më parë

Stresi vijon me deklaratat e tij të forta në “Big Brother VIP Kosova”. Këtë herë reperi ka folur pikërisht për Flori Mumajesin i cili i ka krijuar Stresit dy nga këngët e tij më “hit”, “Lambo” si dhe “Love Story”.Por së fundmi Stresi tha se kantautori i njohur është në depresion dhe se askush nuk po i qëndron afër.

“Çdo artist shqiptar dridhet kur incizon Flori, le çka thonë, krejt dridhen prej emocionit, kur ta bën një këngë, kur futesh në mikrofon s’di ç’ka me të thënë…Unë krejt artistët i kam njohur tek studio e Florit, qysh u sjellshin me të edhe Flori tash që është në depresion, askush si rrinë afër, askush”.

Pak kohë më parë Flori Mumajesi në disa video në rrjetet sociale tha se kishte kaluar një periudhë të vështirë në jetën e tij.

Të ngjashme